Netanyahu përjashton kreun e Al Jazeeras nga konferenca
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ndaloi pjesëmarrjen e kreut të zyrës së Al Jazeeras në Jerusalem nga një konferencë qeveritare.
Zyra e shtypit e qeverisë izraelite (GPO) theksoi dje në mbrëmje në faqen e saj në Facebook se Netanyahu kishte kërkuar që Walid Al-Omari të përjashtohej nga konferenca për lirinë e fjalës që GPO organizon sot.
Sipas zyrës së shtypit të qeverisë, Netanyahu përsëriti qëllimin e tij për mbylljen e stacionit në Izrael duke urdhëruar që të merren masa ligjore për të penguar atributin e akreditimit për të gjithë gazetarët e Al Jazeeras që punojnë në Izrael dhe për të mbyllur zyrat e stacionit në Izrael.
Kryeministri njoftoi më 26 korrik vullnetin për të mbyllur stacionin, që e akuzoi për nxitje të dhunës, veçanërisht gjatë sulmit rreth sheshit të Xhamive në Jerusalem në muajin korrik.
Autoritetet izraelite filluan të shpreheshin në muajin gusht kundër stacionit televiziv duke nisur një procedurë për tërheqjen e akreditimit të një prej gazetarëve, Elias Karram.