Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilli i Evropës: Si u blenë votat në Shqipëri më 25 qershor

Këshilli i Evropës ka theksuar se votat u blenë përgjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri. Në raportin e monitorimit të zgjedhjeve që pritet të publikohet në pak ditë thuhet se janë marrë deklarime nga qytetarë të ndryshëm, sidomos nëpunësit civilë, që janë ftuar që ta shesin votën e tyre. Delegacioni i bën thirrje autoriteteve shtetërore shqiptare që të marrin masa për ta zgjidhur këtë problem.

Në raportin, që do të jetë objekt diskutimesh në Strasburg më 9 Tetor, krahas blerjes së votave thuhet se në këto zgjedhje janë keqpërdorur edhe burimet financiare të administratës, shkruan klanplus.

Këshilli i Europës dënon fuqishëm praktika të tilla dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa që t’i jepet fund këtyre parregullsive për të rikthyer besimin e votuesve tek procesi demokratik i zgjedhjeve.

Sipas parlamentareve evropiane, në katër vitet e kaluara nuk u bënë ndryshimet e propozuara nga Komisioni i Venecias në depolitizimin dhe paanshmërinë e administratës zgjedhore dhe transparencën e fondeve dhe financimet e përdorura nga partitë politike.

Please follow and like us: