Albspirit

Media/News/Publishing

DETROIT: NËNË TEREZA BALLË PËR BALLË ME SKËNDERBEUN

 

Beqir SINA, New York

 

Shtatorja e Nënë Terezës edhe në Detroit

Rochester Hills, (Detroit Michigan): Pas vendosjes vite më parë në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare “Zonja e Shkodrës”, në Harstdale – Nju Jork, dhe asaj më vonë në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare – “Zonja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield – Miçigan, Shtatorja e Nënë Terezës, vepër e skulptorit Vasiliev Nini, thuhet se është gati për t’u vendosur në ditëlindjen e 100 vjetorit të saj, në 26 Gusht edhe në Kishën Katolike Shqiptare e Shën Palit në Rochester Hill – Detroit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku meshtar dhe famullitar prej vitesh është aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare i Përndershmi Dom Anton Kçira.

Shtatorja, 2 metra e lartë dhe e 70 centimetrave gjerësi e gjatësi

Burime nga kjo kishë, i deklaruan gazetës Bota Sot, se “E sapo dalë nga fonderia artistike e skulptorëve Pjerin Kolnika dhe Dylber Neziri, shtatorja e derdhur në bronx e “Nënë Terezës” është i përmasave 2 metra e lartë dhe e 70 centimetrave gjerësi e gjatësi. Shtatorja do të vendoset në oborrin e Kishës, në një dukje, pej së largu “ballë për ballë” me statujën e madhe të Heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioit Skënderbeu.

Në përurimin e Shtatores së Nënë Terezës, në ditëlindjen e 100 vjetorit të saj, në 26 Gusht në Kishën Katolike Shqiptare të Shën Palit në Detroit, më këtë rast, do të mbahet edhe simpozium shkencor, kushtuar figurës së Nëna Terezes. Kisha njofton se janë të ftuar lider fetar shqiptarë nga të gjitha kishat shqiptare në Amerikë, përfaqësues të komunitetit, besimtarët shqiptarë, historian, studiues, lider të komunitetit, dhe qytetarët e Detroitit.

Në zbulimin e shtatores së Nënë Terezës do të marrë pjesë edhe sponsorizuesi i shtatoreve të Nëna Terezes, nëpër SHBA-ës, Shqipëri, Mali të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, veprimtari i dalluar i komunitetit zoti Lekë Gojçaj.

Gjithashtu bëhet me dije se edhe vetë skulptori i kësaj statuje, artisti shqiptarë Vasiliev Nini ka për të mbërritur nga Ohaio e Shteteve të Bashkuara, ku ai jeton dhe punon për disa qendra të njohura të arteve, i cili shprehet se “shtatorja dhe busti i Nënë Terezës tanimë krahas Kosovës dhe Malit të Zi ndodhet edhe pranë komuniteteve shqiptare të Nju Jorkut dhe Detroitit”.

Njëri prej qyteteve me te rëndësisheme, dhe ku vitet e fundit, janë me të përqëndruara ngulitjet e emigratëve shqiptare, është edhe qyteti verior i shtetit federal te Michigan-it, ne afersi te Detrioitit, qyteti i quajtur Rochester Hills. Në këtë qytet e për rreth tij, mendohet se ndodhet dhe komuniteti me i madh shqiptar katolik. Rreth tij ndodhen edhe dy kishat katolike shqiptare, te njohura ne SHBA-se si: Kisha e Shën Palit me Meshtar dhe famullitar Dom Anton Kçira dhe Kisha Zonjës Pajtore të Shqiptareve, me famullitar Dom Ndue Gjergji.

Katedralja Shqiptare ne Amerikë

Në Detroit, jeton dhe punon një komunitet shqiptare, përgjithësisht shumë aktiv dhe i përkushtuar për çështjen kombëtare. Ne këtë komunitet, qe ngelet si me te organizuarit, ka gazeta e revista, ne gjuhen shqipe. Ka televizione dhe radioprograme ne gjuhen shqipe. Ka lokale dhe klube shqiptare. Ndodhen dhe dy statujat e dy figurave me te rëndësishme kombëtare. Ajo e heroit legjendar te kombit tone Gjergj Kastriotit Skenderbeut, dhe statuja e Nenes Terezes,ose Nobelistes shqiptare, gruas se famshme, bamirëses dhe humanistes se madhe në të gjithë boten.

Por, ajo qe tërheq me shume vëmendjen, dhe qe deri tani është e pa arritshme, ndoshta edhe nder vendbanimet më të mëdha shqiptare në Amerikë, është Kisha Katolike Shqiptare “Shën Pali” ne qytetin Rochester Hills afer Detroitit. Atë me plot gojën kur sheh nga afër – mund ta thërresësh “Katedralja Shqiptare ne Amerike”. Ajo shfaqet madhështore ne faqen e një kodrine me plot gjelbërim, dhe dallohet per vlerat e saj kulturore dhe fetare, duke i dhënë me te drejt edhe kesaj pjese te qytetit një bukuri te mahnitshme e të rrallë. Aty te thonë besimtaret është shtëpia e Zotit, shtëpia ku luten e falen me mijëra besimtar shqiptare.

Kishën Katolike Shqiptare “Shën Pali” ne Rochester Hills afer Detroitit, e kanë llogaritur si qendrën me te madhe katolike shqiptare ne Amerike, dhe si një nder kishat me te mëdha në të gjithë territorin e Amerikës. Ne Amerike, (Michingan) ajo mbledh rreth vetes me shumë anëtarë se ç’do institucion tjetër fetar ne SHBA-s. Rreth kësaj kishe, qe numëron me mijëra familje emigrantesh shqiptare, i gjene te bashkuar shqiptaret jo vetëm në ritet fetare të këtij komuniteti fetar(katolik), por edhe ne atë gjitha aktivitetet kombëtare në këtë zonë të SHBA-s, të populluar mjaft kohët e fundit ne SHBA-s. Një opinion i disa besimtarëve te këtushëm,- na tha,- se ne shtetin e Miçiganit banojnë me shume se 150 mijë shqiptarë. Udhëheqës shpirtëror i kësaj Kishe është një nder figurat katolike me te njohura, jo vetëm këtu ne SHBA, por edhe ne atdhe, i cili ka bërë dhe po bën shumë për çështjen kombëtare.. Meshtari Dom Anton Kçira, erdhi në krye të kësaj kishe në vitin 1989.

 
Please follow and like us: