Albspirit

Media/News/Publishing

Deklarata ‘bombë’ e Egla Harxhit: Do ngre “Principatën e Aleksandrit” në Libofshë të Fierit

 

 

Befason bukuroshja Egla Harxhi në emisionin e sotëm “Zonë e lirë” të Arjan Çanit duke deklaruar se në pronat e katragjyshit në Libofshë të Fierit do të ngrejë një lloj principate, “Principata e Alaksandrit”, të ngjashme me atë të Monakos. Sipas saj, leja për principatën është marrë nga katër shtete të fuqishme të Këshillit të Sigurimit, por do bëhen përpjekje që fillimisht të njihet nga shteti shqiptar.

Në një intervistë të mëparshme ajo ka folur edhe për lidhjen e saj me fotografin me famë botërore. “Jemi bashkë, por publikisht jemi të ndarë. Nuk hyjmë në kuadrin e çiftit, pavarësisht se jemi bashkë, jemi partnerë në gjithçka, në çdo gjë, pastaj të tjerat kuptohen… Por publikisht dua një imazh të ndarë nga ai i Ales. Në Paris më njohin si Egla, jo si e dashura e Ales; ky ishte pakti që bëmë që në fillim” kështu është shprehur ish-missi Egla Harxhi. Egla ka ndarë lajmin se pret një fëmijë nga fotografi me famë botërore Ale de Basseville.  Trashëgimtari i parë i të dy artistëve do të lindë këtë dhjetor dhe çifti ka vendosur të shpërngulet në Libofshë të Fierit.

Egla bed 5

 

Please follow and like us: