Anketë krahasuese mbi nazizmin dhe stalinizmin
Janë shumë domethënëse gjetjet e një hulumtimi të Institutit Kërkimor në Universitetin e Maqedonisë në Greqi mbi perceptimin e popullsisë mbi Nazizmin dhe Komunizmin në kulmin e debatit të hapur mbi caktimin e një date europiane për viktimat e regjimeve autoritare.
Fillimisht, anketa tregon se në Greqi ekziston një pikëpamje e përgjithshme prej 96% se nazizmi nuk respektoi lirinë dhe dinjitetin njerëzor. I njëjti sondazh i kryer për llogari të gazetës iefimerida.gr raporton se grekët në masën 74.5%, (tre në katër) pajtohen se duhet kryer një hetim penal për krimet e kryera nga regjimet komuniste, sipas modelit që u hetuan krimet e nazizmit.
Përqindjet e vlerësimit negativ të stalinizmit janë të larta, edhe nëse nuk arrijnë ato të nazizmit. Tre nga katër të anketuar ose (76%) u përgjigjën se Bashkimi Sovjetik i Stalinit nuk e respektoi lirinë dhe dinjitetin njerëzor, 78.5% besojnë se stalinizmi ka shkaktuar miliona vdekje ashtu si nazizmi. Një përqindje shumë e rëndësishme (72.5%) është e mendimit se globalisht regjimet komuniste janë përgjegjëse për vdekjet e dhunshme të miliona njerëzve.
Sa i përket krahasimit midis regjimeve fashiste dhe regjimeve komuniste, një në tre të anketuar (33%) u përgjigjën se regjimet naziste dhe komuniste janë shumë të ngjashme, ndërsa 46% thonë se ato kanë ngjashmëri, por dallime, duke formuar një 80% i cili gjen ngjashmëri (shumë ose më pak) ndërmjet nazizmit dhe regjimit komunist.
Nuk munguan edhe përgjigjet në masën 29% që tha se nazistët dhe komunistët ishin aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
http://www.kathimerini.gr/925692/article/epikairothta/ellada/pamak-ereyn…