Albspirit

Media/News/Publishing

Frutat e perimet shërojnë të gjitha sëmundjet

Sot në botë njihen dhe kultivohen afro 120 lloje frutash dhe perimesh. Në jetën e njeriut ato luajnë rol shumë të rëndësishëm jo vetëm si ushqim,por edhe si ilaç shumë efikas ndaj shumë sëmundjeve, kjo pasi ato përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike. Për këtë edhe për faktin se të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina e kripëra minerale dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve, mjekët e të gjitha kohërave janë të të njëjtit mendim kur flasin se ato janë burimi kryesor i vitaminave, acideve organike, kripërave minerale e lëndëve që u japin atyre shije të këndshme. Kripërat minerale që ato përmbajnë, sikurse janë kripërat e kalciumit, fosforit dhe hekurit, janë të domosdoshme për veprimtarinë jetësore, ndërsa lëndët që i japin shijen, ngjyrën dhe aromën, nxisin oreksin dhe ndihmojnë në përvetësimin e proteinave të mishit e peshkut. Kështu qepa rregullon tretjen, i jep fuqi organizmit të dobësuar dhe të rraskapitur, forcon mishin e dhëmbëve, etj. Hudhra e cila përmban kripëra të kalciumit sulfurit dhe hekurit. Efikase kundër baktereve dhe viruseve, sidomos ndaj tifos së zorrëve, difterisë, kolerës etj. Lëngu i hudhrës është mjet shumë i shkëlqyer dizenfektues për plagët dhe djegiet e lëkurës si dhe shpejton rritjen e qimeve të flokëve. Duke vazhduar më tej me pataten e cila për nga përbërja i ngjan bukës, ndonëse sipas të dhënave përmban më shumë vitaminave dhe kripërave minerale dhe është e njëjtë me perimet. Patatja përmban sasi të mëdha të kaliumit si element vital për organizmin e njeriut. Në këtë suplement do të lexoni edhe të gjitha vlerat kurative të frutave të tilla si rrushi, qershia, mushmolla, banania, shega e shumë të tjera si këto.

Please follow and like us: