Albspirit

Media/News/Publishing

Apollon Baçe: Agim Shehu i kërkoi Berishës të më eleminonte

Apollon Baçe: Agim Shehu i kërkoi Berishës të më eleminonte

Ish-gazetari i “Deutche Welle” Apollon Baçe, për herë të parë sjell një dëshmi lidhur me ngjarjen e 28 majit të vitit 1996 kur politikanë, gazetarë vendas dhe të huaj u rrahën nga policë civilë të forcave speciale dhe punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar gjatë një proteste në sheshin “Skënderbej”.

I ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Baçe mes të tjerave dha detaje lidhur me rrahjen shtazarake të gazetarit të gazetës “Dita” Bardhok Lala, i cili sot pikërisht për shkak të asaj ngjarje nuk e ushtron më profesionin dhe është invalid.

Baçe tregon:

Tre punonjës të SHIK e rrëmbyen gazetarin Lala, e futën në një makinë dhe e qëllonin më ç’të mundin. Por duke qenë se autovetura ishte në ecje dhe hapësira e ngushtë nuk u lejonte ta qëllonin më fort, një nga punonjësit e SHIK-ut nisi ta kafshojë gazetarin në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas e çuan nga kodrat e liqenit artificial të Tiranës dhe atje ushtruan dhunë shtazarake.

E vunë në buzë të ujit dhe e qëllonin me të shtëna pistolete në mënyrë të tillë që plumbat ti kalonin afër për ta terrorizuar sa më shumë. Pasi e dërrmuan nga të goditurat me shkelma e grushta dhe shkopinj gome dhe në fund e hodhën në ujë me mendimin që kishte vdekur.

E gjeti një fshatar aty pranë dhe vetëm fati bëri që Bardhok Lala të mbijetojë. Nuk e njoha kur e pashë në atë gjendje. Unë u tmerrova nga kjo ngjarje dhe duke qenë edhe drejtor i gazetës “Dita” takova urgjent presidentin Berisha.

I tregova për ngajrjen dhe për këtë kanibal që shteti i asaj kohe kishte por nga biseda kuptova që gjithçka kishte dalë jashtë kontrollit”.

Sipas Baçes fajin nuk e ka Berisha, se ai i “shpëtoi jetën” por Agim Shehu, zv.ministër i Brendshëm dhe drejtor i Policisë së Shtetit.

“Për mua ky është njeriu më negative që ka patur shteti shqiptar që nga rrëzimi i komunizmit. Vetë Berisha më tregoi se në një bisedë me të që Shehu i kishte kërkuar të me eleminonte mua. Por ka qenë ndërhyrja e Berishës që më shpëtoi jetën”.

Please follow and like us: