Rama: Ministrat ruajnë mandatin e deputetit
Një ndryshim thelbësor nga mandati i parë në kabinetin e qeverisë “Rama 2” është se ministrat nuk do të heqin dorë nga mandati i deputetit, një gjest që 4 vite më parë Rama e vendosi si kusht për pjesën më të madhe të ministrave të PS.
I pyetur në “Top Story” nëse do ta merrte në konsideratë edhe këtë mandat ndarjen e mandatit të deputetit nga ai ministrit, Rama deklaroi se është tërhequr nga ai qëndrim duke theksuar se kanë ndryshuar kushtet e qeverisjes, duke marrë parasysh se tashmë qeverisin të vetëm.
“Kam hequr dorë sepse kanë ndryshuar kushtet dhe filozofia e qeverisjes është re. Kemi një qasje bazuar në parimin që nuk është thjeshtë qeveria ajo që merr përsipër gjithë barrën për të bërë gjithçka.
Këtu jemi në kushtet kur kemi qeverinë, grupin parlamentar dhe partinë dhe ekipin drejtues të partisë si baza e gjithë këtij procesi. Kjo do të thotë që nuk kemi nevojë të bëjmë tërheqjen nga mandatet”, u shpreh Rama.