Itali, shqiptari ekzekutohet në makinë
Një shqiptar raportohet të jetë vrarë me arnë zjarri në Brianzas në provincën e Milanos në Itali. Mediat fqinje raportojnë se viktima është 24 vjeç, por emri i tij nuk bëhet i ditur. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri përpara një lokali rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Viktima ka mbërritur i plagosur në spitalin e Desios (Monza) i shoqëruar nga një mik i tij shqiptar, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra për shkak të hemorragjisë. Në momentin e sulmit viktima ka qenë në makinë, përpara një lokali dhe një tjetër mjeti i është afruar duke hapur zjarr.
Më pas autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. Mediat italiane raportojnë se viktima dhe miku që e shoqëronte në spital nuk njiheshin si persona me precedentë penal. Pavarësisht kësaj, policia po heton të kaluarën e tyre.