Çdo femër duhet të interesohet për barazinë gjinore; asnjë qënie nuk është superiore mbi tjetrën
Arnida Çapi
Nëse masim forcën, forca për të vrarë nuk është më e madhe se forca për të lindur. Nëse flasim për superioritetin për shkak të forcës, atëherë do të thonim se këtë superioritet e kanë femrat: Forcën e lindjes, krijimit. Kjo arrihet nga bashkimi me mashkullin, por jetën e mbart femra. Ajo mbart krijimin dhe kështu, vazhdimësinë e jetës.
Por edhe sepse femra mbart jetën, sërish ajo nuk është superiore ndaj mashkullit në këtë aspekt, pasi asnjëri prej atyre nuk ka bërë asgjë për të ardhur vetë në jetë.
Nëse flasim për superioritetin e njeriut ndaj qënieve të tjera të ngjashme në llojin e tyre, majmunët apo ndaj kafshëve të tjera, ky superioritet vjen si pasojë e evolucionit gjenetik të njeriut.
Pra është intelekti ai që i ndau nga kafshët e tjera nga njeriu dhe është intelekti superioriteti i homo sapiensëve, i cili përcillet nga kombinimi i kromozomeve të të dy sekseve.
Nëse do ishte forca, njeriun, burrë a grua, do ta hante luani apo kafshët e tjera me forcë superiore.
Atëherë, si mundet një burrë, që mund ta hajë ujku, ariu, luani, mund të pretendojë superioritet mbi një qënie tjetër për shkak të forcës muskulare më të madhe? Madje ta nënshtrojë atë, me dominancën e kësaj force dhe frikën e përdorimit të saj?!
Seksi i kundërt dhe forma trupore është e vetmja që ndan në mënyrë bazike femrën dhe mashkullin, çdo dallim tjetër është dallim mes individëve dhe jo mes sekseve.
Përtej kësaj logjike, gjithcka tjetër është fantazi, besim ose komplikacion mendor.
Patriarkalizmi është ideologji agresive që prodhon dhunë, është ideologji regresive që dëmton shoqëritë.