Meryl Streep: Mua më ka sosur durimi për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim
- Unë s’kam më durim për ca gjëra, jo sepse jam bërë arrogante, por thjesht sepse kam arritur në një pikë të jetës sime ku nuk dua të humb më shumë kohë e të bëj atë që s’më pëlqen, apo çka më bën të vuaj.
- Mua më ka sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara dhe kërkesave të çdo natyre.
- Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, të dua ata që nuk më duan dhe t’u buzëqesh atyre që s’u qesh buza kurrë.
- Nuk kam më deshirë të humb as edhe një minutë të vetme me genjeshtarët dhe manipulatorët.
- Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lavdet e tepërta.
- Nuk do t’i toleroj të diturit selektivë, as akademikët arrogantë. Unë s’mund t’u përshtatem përgojimeve.
- I urrej konfliktet dhe krahasimet.
- Unë besoj në botën e të kundërtave dhe kjo është arsyeja pse i shmang njerëzit me personalitet të ngurtë dhe kokëfortët.
- Nuk mund t’i pëlqej më miqesitë plot tradhti dhe mungesë besnikërie.
- As nuk mund të vazhdoj të qëndroj me ata që nuk dinë të të bëjnë një kompliment, apo të të japin qoftë edhe një fjalë inkurajuese.
- Dhe për t’a mbyllur: mua më ka sosur durimi për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim.
Please follow and like us: