Protestë e Qeverisë Shqiptare, 6 Gusht 1921
Protestë e Qeverisë Shqiptare kundër akteve të Qeverisë Serbo-Kroato-Sllovene në Veri të Shqipërisë
Delegacionit Shqipetar
Hotel de Russie
Nr 87 Paris
Gjeneve 6 Gusht 1921
—–
Gjate Konferences se Paqes delegacioni shqiptar (ku ne at kohe Qeveria shqipetare kishte ngarkuar ish Kryetarin e Vatres Fan Nolin) dergon kete telegram Keshillit te Sigurimit ne Gjeneve 6 Gusht 1921 si kunder pergjigje te nje ankese qe qeveria serbe kishte bere ne Keshillin e Sigurimit per shtetin shqipetar se gjoja shqipetaret na kishin qene zjarrvenes.
Ketu permendet Halit Lleshi i jati i Haxhi Lleshit si ish Major i ushtrise serbo – kroato – sllovene , ne nje perplasje me forcat shqipetare.
Kush ka lexuar kujtimet e Ismail Strazemirit e di se ketu behet fjal per perplasjen e forcave dibrane ne luften e Lane Lures 1921.
Ne ate kohe Elez Isufi me dibran ishin ne mbrojtje te teritoreve shqipetare te kufijve te hartes se 1913.
Elez Isufi kishte perball Halit Lleshin i ardhur nga forcat serbe ne Diber.
Dibranet dhe Elez Isufi e fitojne betejen prej 4-5 muajshe te Lane Lures dhe me 31 Dhjetor 1921 çlirojne Peshkopine dhe u drejtojen viseve te tjera shqipetare duke larguar çdo kembe te ushtarit serb nga trojejet shqipetare – Gostivar , Kercove Tetove deri ne Struge (Kujtimet e Ismail Strazemirit)
“Ironia e fatit” ishte se:
– I biri i Halitit, Haxhiu, pas 1945 u be Kryetar i perjetshem i Kuvendit te shqipetarve gjate regjimit komunist.
Familja e Elez Isufit ju nenshtrua perndjekjeve, vrasjeve internimeve per rreth pese dekada!