Lufta në Kosovë, Nënë Tereza i telefonoi Bill Clinton: Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi
Gjatë kohës së luftës në Kosovë Nënë Tereza i telefonoi presidentit të atëhershëm amerikan Bill Clinton dhe iu lut që të ndërhynte për të sjellë paqen. Ky informacion ka qarkulluar shpesh në media, por këtë e ka vërtetuar edhe shkrimtari Ismail Kadare, i cili thotë se Nënë Tereza iu drejtua me fjalët: “Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi”. “Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, theu rregullin e fesë për shqiptarët e saj. Me këtë ajo i ka larë të gjitha. E turpi ynë i përbashkët është për sharjet ndaj Nënë Terezës”, u shpreh Kadare.
Please follow and like us: