Largohen dy drejtorë të LSI, ja kush ka dhënë dorëheqjen
Dy drejtorë të LSI-së kanë dhënë dorëheqjen. Kështu bëhet me dije për lëvizjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahia.
Në ndryshim nga njëri-tjetri, i pari është larguar vetë duke dhënë dorëheqjen, ndërsa i dyti është liruar nga detyra me urdhër të ministrit.
Më parë, drejtorët e LSI-së ishin në varësi të Sokol Dervishit, ministër i transporteve, por me shkrirjen e ministrive dhe drejtorive në shtet nuk ka më vend për të gjithë.
Please follow and like us: