Anët e panjohura të Ana Mehmetaj
Përveç një kurorë bukurie “Miss Peja 2015”, Ana Mehmetaj është edhe një aktiviste e shoqërise civile dhe përkrahëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës për degën e Pejës. Në jo pak raste ajo ka vlerësuar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, për të cilin ruan ende një admirim të veçantë.
E ftuar para pak kohësh në një emision televiziv ajo tha ndër të tjera për mediat se “jam ndjerë shumë mirë dhe shumë rehat, sikurse asnjëherë më parë, por jam ndjerë ngushtë nga bashkëmysafiri im me insinuata krej të pavend”.
Po ashtu e ftuar në bashkëbisedimin e mbrëmjes në Radio ‘Peja’, Mehmetaj fillimisht u është kundërpërgjigjur të gjithë atyre, që iu kundërvunë për mospjesëmarrjen në një prej spektakleve të Shqipërisë.
“Mua askush nuk ma ka ndërprerë pjesëmarrjen në spektaklin “Miss buaty face Albania”, i cili do të mbahej në Tiranë. Unë isha ajo që e anulova ketë pjesëmarrje pa menduar dy herë, ngase më vdiq miku Artan Dreshaj. Unë nuk shoh konkurrencë brenda grupit tim, sepse konkurrencë nuk kam. Njerëzit që mua më njohin më përafërm, e di se aspak nuk ju besojnë fjalëve të zbrazëta, që tanimë janë duke bredhur kohëve të fundit. Por për të gjithë ata që ende nuk më njohin, do doja të ju parashtroj ketë pyetje: E si ka mundësi që luanesha të bie në kurthin e miut?”, tha Ana duke buzëqeshur.
Disa herë Ana Mehmetaj ka ngritur zërin dhe ka kërkuar nga klasa politike në Kosovë për përfshirjne më të madhe të femrave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, përfshi pushtetin legjislativ, atë ekzekutiv dhe në të gjitha postet e tjera të drejtimit.
Përveç modës, Ana Mehemtaj mund ta gjejmë edhe duke shkruar poezi. Madje simpatizantëve të saj u ka premtuar se tani për tani, është e angazhuar duke e përgatitur librin e saj të parë, libër ky i konceptuar si përmbledhje poezish.