Albspirit

Media/News/Publishing

Operacion blic në Tiranë, sekuestrohet apartament, dyqan, 660 mijë dollarë

Policia ka zhvilluar një operacion blic në Tiranë, duke sekuestruar pasuri të madhe. Forcat blu kanë thënë se kanë sekuestruar një apartament, një dyqan dhe një shumë mjaft të madhe parash që mbahej në 2 llogari bankare, 660 mijë euro. Ky operacion është zhvilluar në përmbushje të goditjes të aseteve dhe grupeve kriminale.

Forcat speciale të policisë kanë sekuestruar një llogari bankare prej 200 mijë dollarë të D.Sh. Gjithashtu, u sekuestruan 440 mijë dollarë llogari bankare në pronësi të Y.D. Kurse, po ashtu u sekuestrua aparatamenti 100 metra katror dhe dyqani 80 metra katrorë në pronësi të A.C.

Njoftimi i plotë policor

 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,ka sekuestruar pasuri të paluajteshme dhe llogari bankare të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Sekuestrohen apartament, dyqan dhe dy llogari bankare me vlerë totale 660 mijë dollarë. Në kuadër të Planit të Masave “VJESHTË 2017” ” Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale”, nga ana e Specialistëve të Hetimit të Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të tre proçedimeve penale të vitit 2017, janë sekuestruar :
– apartament 100 m2 dhe dyqan 80 m2 në ngarkim të shtetasit A.C.
– llogari bankare me vlerë 460 mijë dollarë në ngarkim të shtetasit Y.D.
– llogari me vlerë 200 mijë dollarë në ngarkim të shtetasit D.Sh.
Procedime këto të filluara në bazë të materialeve të referuara në Prokurori nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Please follow and like us: