Albspirit

Media/News/Publishing

Mehmet Shehu: Reaksioni duhet asgjësuar!

 

Më 12.2.1945 Mehmet Shehu si komandant i Komandës së Operacionit kundër Prek Calit u dërgon shtabeve të brigadave 1, 11, 23, 24 dhe për dijeni shtabeve të Korparmatës së 3-të dhe Divizionit të 4-t, urdhrin e operacionit. Dokumenti prej 4 faqesh, pasi përmban hollësi operative, mbyllet me këto fjalë:

“…Reaksioni duhet asgjësuar. Populli duhet organizuar e mobilizuar. Kujt t’i kërkohet arma duhet të dorëzojë armën ose shpirtin. Ky operacion duhet të fillojë sa më parë që të jetë e mundur dhe duhet të kryhet me shpejtësinë më të madhe, brenda muajit shkurt, mundësisht sa më parë. Brigada 11-të mund të fillojë menjëherë operacionet në Komunën e Shoshit dhe pasi të marrë kontakt me major Ndreko Rinon të vihen në urdhrat direkte të tij. suksese në veprimin tuaj”.

Fotografia e Kastriot Dervishi

Please follow and like us: