Lorik Cana zgjedh ndeshjen në të cilën do i thotë lamtumirë kombëtares shqiptare
Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare u përfol sot për një rikthim të mundshëm në futbollin e luajtur pasi po kërkohet nga skuadra e Lazios, por kjo nuk do të ndodhë.
Legjenda kuqezi e ka mbyllur përfundimisht me futbollin e luajtur madje ka zgjedhur edhe ndeshjen e fundit ku do të nderohet nga FSHF me ceremoninë që meriton para tifozëve shqiptarë
Por kjo ceremoni lamtumire do të organizohet para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, kur Cana do të ketë mundësinë të bëjë xhiron e fundit në pistë përpara tifozerisë për të cilën ai ka qenë një idhull për shumë vite me radhë.
Please follow and like us: