Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmenët që iu sekuestruan 660 mijë USD do ndërtonin aeroportin e Sarandës

660 mijë dollarë të sekuestruar një ditë më parë nga policia e kryeqytetit, të dyshuar se janë krijuar nga aktivitetet krimanale, i përkasin Ylli Didanit dhe Donald Shenës, të dy me nënshtetësi amerikane.

Burime nga organi i akuzës, bënë me dije për ABC News, se Shenës iu sekuestruan me vendim gjykate 200 mijë dollarë Donald Shena është biznesmen, që zotëron 34 % te kompania “American Capital Group”. Kjo kompani negocioi dy vite më parë për të ndërtuar Aroportin Ndërkombëtar të Sarandës, shkruajnë mediat përtej Atlantikut.

Organet e policisë dyshojnë se Shena nëpërmjet kësaj kompanie, që sipas tyre ishte fantazëm, do të kryente pastrim të parave, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga aktivetete kriminale.

Ndërkohë 460 mijë dollarët e tjerë të sekuestruiar nga policia e Tiranës, i përkisnin Ylli Didanit. Edhe ndaj tij dyshimet janë të njëjta -pohojnë burime nga organi i akuzës. Didani, gjithashtu me shtetësi amerikane, më herët ka qenë i arrestuar në Tiranë për kundershtim të efektivëve blu-sipas nje njoftmi zyrtar të policisë së datës 14 prill 2015.
Ndër tre personat, për të cilët policia e kryeqytetit, njoftoi njoftoi një ditë më parë sekuestrimin e pasurisë është edhe Ardian Corri. 40-vjecari ka si pasuri një apartament 100 m2 dhe një dyqan me 80 m2.

Mesohet se Corri ka qenë i dënuar nga gjykata e krimeve të rënda në vitin 2008 me 11 vite burg, pasi kishte rol kryesor në dërgimin e emigrantëve me gomone ose në rrugë tokësore jashtë territorit shqiptar.

Plani i Masave “Vjeshtë 2017” nga policia e shtetit vijon dhe në total janë sekuestruar pasuri rreth 10 milionë euro, që dyshohen se janë krijuar nga aktivitete të dyshimta kriminale.

Please follow and like us: