Albspirit

Media/News/Publishing

Humb jetën vajza 22-vjeçare, familja vendos të dhurojnë organet për të shpëtuar 5 jetë

Familja e një 22-vjeçareje, e cila humbi të bijën pasi ra nga ballkoni i shtëpisë nga një lartësi prej 10 metrash, do të shpëtojë 5 jetë të tjera, pasi vendosi të dhurojë organet e saj.

Në një intervistë për mediat, babai i Elif Kuru tha se familja ka vendosur të dhurojë organet e vajzës dhe se kjo ishte gjëja më e drejtë për t’u bërë: “Ta lëmë Elifin të jetojë në të tjerë shpirtra. Ndoshta do të kemi mundësi t’i përqafojmë njerëzit që do të mbajnë organet e vajzës sonë, shpresojmë se kjo do të na ndihmojë për ta pasur dimbjen më të lehtë”, – tha ai.

Mësohet se zemra, sytë, veshkat dhe mëlçia e 22-vjeçares i janë dhuruar spitalit.

Ngjarja tragjike ndodhi më 13 shtator në një ndërtesë dykatëshe në Kocaeli Gebze, Turqi. Ndërsa ishte duke u ulur në cepin e ballkonit, Elif Kuru humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi prej 10 metrash nga shtëpia e saj. Pavarësisht përpjekjeve, mjekët nuk arritën dot ta shpëtonin nga vdekja 22-vjeçaren.

Please follow and like us: