Pacolli-Daçiç, përplasja në OKB dhe çfarë i thanë njeri-tjetrit?
Përveç pjesës së dukëshme të raporteve të dy grupeve përfaqësuese në mbledhjen e OKB-së, atij të Kosovës dhe delegacionit serb ka patur edhe një tjetër të pa transmetuar nga media, por të sjellë sot nga kosovarja “Zeri”.
Sipas kësaj të fundit, në SHBA, presidenti Hashim Thaçi dhe zvëndës kryeministri Behgjet Pacolli u panë shkarazi në selinë e OKB në New York me krerët e delegacionit serb, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiç.
“Kë e ke quajtur gënjeshtar?”, thuhet t’i ketë thënë Pacolli fillimisht Daçiçit, i cili deklaratën e Pacollit se, Kosova i ka votat për UNESCO, e kishte quajtur gënjeshtër.
“Ku i ke gjetur të gjitha ato vota për të cilat po flet? Ke humbur një herë, përseri do të humbasësh”, citojnë mediat serbe Vuçiqin t’i ketë thënë Pacollit.
Pacolli krejt i qetë, ia ka kthyer: “A je lodh nga të gjitha ato takime”, duke aluduar në takimet që Vuçiqi i ka pasur në OKB për të penguar hyrjen e Kosovës në UNESCO.
Presidenti Thaçi nuk ka qenë i përfshirë në këtë shkëmbim replikash. Ai ka qëndruar anash, por nuk ka folur.
Deri te takimi i Vuçiqit dhe Daçiçit me Pacollin dhe Thaçin kishte ardhur pasi që Pacolli deklaroi se Kosova i ka siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.