Albspirit

Media/News/Publishing

Miratohen strukturat e organeve të vettingut, do të kenë gjithsej 110 punonjës

Pas debateve të ashpra për disa orë, Komisioni i Ligjeve ka miratuar numrin e punonjësve për organet e Vettingut duke e shkurtuar këtë me 75 punonjës, ndryshe nga ç’ishte kërkuar. Komisioni miratoi numrin e punonjësve për Kolegjin e Apelimit, Komisionin e Kualifikimit dhe Komisionerin Publik, 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar.

Për kalimin e këtij ligji opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votime.

Struktura e organeve të Vetingut me 110 punonjës në total u miratua vetëm me votat e PS në Komisionin e Ligjeve.

Komisioni miratoi 50 punonjës për Komisionin e Kualifikimit nga 65 që kishte kërkuar. Komisionerit Publik iu dhane 26 nga 53, ndërsa atij të apelimit vetëm 37 nga 68.

Menjëherë pas largimit nga mbledhja, deputeti Halimi foli për media, ku i bëri thirrje mazhorancës të reflektojë deri ditën e enjte, kur pritet të mblidhet seanca plenare.

“Jemi kundër mazhorancës për të shkurtuar numrin e punonjësve të organeve të Vettingut. Mosvënia në dispozicion e stafit të mjaftueshëm për organet e Vettingut do të përbënte kërcënim ndaj veprimtarisë tepër të rëndësishëm të tyre. I bëjmë thirrje mazhorancës që të reflektojë deri ditën e enjte”, tha Halimi.

Pjesë nga debati

Natasha Mulaj: Po na shkurtuat strukturen ju po cenoni punen e Kolegjit te Apelimit. Nuk po kerkojme luks por strukture funksionale.. Nuk e pranojme reduktimin tuaj..

Gerta Bundo (kryetare e komisionit te pavarur te kualifikimit): Do doja te kisha strukturen qe kemi propozuar,  por edhe me ato qe do propozoni..  Ne duam te fillojme pa vonesa

Halimi: Maxhoranca po i pergjysmon strukturat organeve te vettingut. Mbeshtesim kerkesat per staf te organeve te vettingut. Opozita bën propozim per te shtuar numrin e punonjësve te organeve te vettingut

Debati per shoferet 

Debati pason ate te nje mbledhjeje me herer, kur përfaqësuesit e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve janë treguar dorështrënguar me numrin e punonjësve që do të punojnë në to.

Të tri trupat gjyqësore të organeve të vetingut kanë kërkuar nga Parlamenti që t’i mundësojë në total 185 punonjës, të cilët do të bëjnë verifikimin e pasurive, integritetit dhe aftësive të 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve në të gjithë Shqipërinë.

Por, për deputetët e Partisë Socialiste, kërkesat ishin shumë të larta. Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, Natasha Mulaj, ka theksuar se, bashkë me kolegët, kishte punuar një muaj për të hartuar strukturën mbështetëse, e cila do të ketë në përbërje, këshilltarë ekonomikë dhe financiarë, si dhe punonjës në sektor të dokumentacionit dhe përkthimeve.

Relatorja e Komisionit të Ligjeve, Klodiana Ferhati Bushkaj, ka krahasuar strukturën e komisioneve të vetingut me atë të Avokatit të Popullit, duke thënë se kanë propozuar më shumë staf se institucionet e tjera.

Madje, deputetja e PS ka propozuar që anëtarët e Kolegjit të Apelimit, me që do të jenë pranë gjykatës Kushtetuese, të përdorin shërbimet dhe strukturat e kësaj gjykate.

Bashkim Fino e quajti gjate debatit si absurd që gjyqtarët të kishin shoferë personalë 25 punonjës të shërbimeve mbështetëse.

“S’mund të kenë 9 shoferë, jo se s’kanë deputetët shoferë, por se s’duhet të ketë. Ligji thotë që të gjitha shërbimet duhet ta kryejë Gjykata Kushtetuese. Po sikur të them, që sektorin e ndihmës ta bëjë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Fino.

Please follow and like us: