Zonja e parë meksikane që e ëndërron çdo shtet
Ajo di sesi të rrëmbejë vëmëndjen e të gjithëve. Po flasim për zonjën e parë të Meksikës, Angélica Rivera, ose siç e njohim të gjithë, Gaviota. Mësohet nga revista meksikane People, se Zonja e parë e Meksikës kishte përzgjedhur stilisten meksikane Kris Goyri për veshjen e saj në ditën e pavarësisë. Por në momentin e fundit, ylli i telenovelës “Dashuri dhe Tekila”, ndroi mendje dhe ashtu siç çdo vit, u rikthye tek stilistja Sofía Castro. Angelica u shfaq në ballkonin presidencial me një fustan elegant, që ekspozonte në mënyrë shumë fine krahët e aktores. Ngjyra e fustanit ishte e errët, por nuk ishte e rastësishme. Zonja e parë e Meksikës zgjodhi atë ngjyrë për të mbështetur familjet që u prekën nga tërmeti që ndodhi disa ditë më parë në Meksikë. Shumë e kritikuan se ishte shumë seksi, disa të tjerë e përgëzuan që mbështeti familjet e prekur nga tërmeti.