Ndue Ukaj: Para dhjetë vitesh kaloi në amshim Át Zef Pllumi
Para dhjetë vitesh kaloi në amshim i Át Zef Pllumi.
Kjo figurë shembullore, është dëshmi e fortë se historinë nuk e shkruajnë të foritit, ata që qeverisin me autoritetin e dhunës; as ata që mbjellin idhnim e varazhdësi, por të drejtët, ata që mbjellin dashuri e humanizëm.
Kujtimet e Át Zefit, sot e përgjithmonë, janë një heshtë që shporon zemrën e egër të komunizmit shqiptar dhe dishepujve të tij keqbërës, që asnjëherë nuk u penduan dhe nuk kërkuan falje për mizoritë që u shkaktuan shqiptarëve.
Sot, jeta dhe vepra e Át Zefit është këshillueshme për politikanët shqiptarë, sepse është vepër madhore dhe ndihmon katharaisin e domosdoshëm kombëtar. Po ashtu, vepra e tij mund të ndërgjegjsojë secilin që ushtron pushtet: se dhuna dhe padrejtësia, nuk ngadhnjejnë përballë lirisë dhe drejtësisë.
Gjithë ata që bëjnë keq ose nuk bëjnë mirë, nesër, mund të shohin veten në pasqyrën e historisë, ashtu siç e shohin sot dhunuesit e lirisë dhe kriminelët e diktaturës komuniste, veten dhe të bëmat e tyre të marra në rrëfimet e Át Zefit.