Basha: PD e hapur për këdo që kontribon edhe ndaj mendimit ndryshe
Kreu i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, u shpreh se PD është e hapur për këdo që mund të kontribuojë dhe ndaj mendimit ndryshe, por synimi sipas tij është që vendimmarrja të shkojë tek anëtarësia.
“Mbaj mënd që jam përgjigjur për fraksionet në PS në vitin 2005. Unë i kam thënë se ka fraksionet bananesh, çeliku. Pra çfarë janë fraksionet? Nëse bëhet fjalë për të mbrojtur interesat e grupimeve të ndryshme jemi të hapur për këdo që të kontribuojë, por ky nuk është fraksion. Vendimet në PD merren sipas normave statuore. Partia ka norma dhe gjithkush gjen veten.
Synimi im është që vendimmarrja të shkojë tek anëtarësia dhe ky është modeli më i mirë që ka edhe perëndimi. Mendimi ndryshe do ketë dhe ka pasur vend në PD. Stili i Berishës ka qenë ndryshe dhe nuk duhet të ngatërrohet qëllimi ndryshe me synimet. Pasi ka edhe njerëz që i shërbejnë kundërshtarit dhe jo partisë që përfaqëson. Ne jemi të hapur ndaj mendimit ndryshe dhe mendimit kritik. Të qenit demokrat nuk lidhen me kolltukun e deputetit”- tha Basha.
Please follow and like us: