Albspirit

Media/News/Publishing

Pejana Elezi përgënjeshtron shkarkimin nga RTVSH

Pejana Elezi, gazetarja bukuroshe e sportit ne TVSH ka deklaruar se vazhdon punën normalisht në këtë institucion dhe nuk ka pasur asnjë masë ndaj saj.“Jam habitur kur kam parë lajmin se më kanë larguar nga puna. Nuk është e vërtetë. Jam pjesë e RTSH-së dhe kam vazhduar punën si normalisht. Sa i përket videos që qarkullon në portale, po ju them se ne nuk kishim asnjë lidhje me festën e Skënderbeut pas fitores me Partizanin. Kam qenë aty me miqtë e mi dhe kolegë, por nuk kam asnjë lidhje me Skënderbeun. Rastisti që në të njëjtin ambjent të ishin edhe pjesëtarë të klubit të Skënderbeut, por kjo nuk do të thotë aspak se kemi qenë së bashku me ta. Gjithnjë e kam bërë detyrën time me profesionalizëm dhe nuk lejoj askënd që të më cenojë në këtë pikë”, – deklaroi Elezi për “Panorama Sport”.

Please follow and like us: