Albspirit

Media/News/Publishing

Haradinaj dhe Berisha para mediave: Populli kosovar do jetë gjithmonë mirënjohës për Rrugën e Kombit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka vizituiar sot ish-kryeministrin dhe bashkëpunëtorin e tij të vjetër Sali Berisha. Në një konferencë të përbashkët për mediat, Berisha i ka uruar shumë suksese Haradinajt në detyrën e tij të re si kryeministër i Kosovës. “E kam takuar shumë herë, por për së dyti si kryeministër i Kosovës dhe dua t’i uroj shumë suksese në detyrat jashtëzakonisht të rëndësishme që e presin përpara për të zgjidhur për Kosovën që janë mjaft të rëndësishme për mbarë shqiptarët. Jam i bindur se zoti Haradinaj dhe qeveria e tij do të realizojnë një axhendë që do të jetë në interes jo vetëm të popullit të Kosovës por për mbarë shqiptarët. Edhe njëherë suksese”, tha Berisha. Nga ana tjetër, Haradinaj e ka falenderuar gjithashtu Berishën, mbi të gjitha për ndihmën e tij ndaj Kosovës në periudhën kur ishte president, por edhe për Rrugën e Kombit. “Faleminderit president, ne në Ksosovë e kemi pasur nderin dhe kënaqësinë me të thirr president pastaj kemi bashkëpunuar në çdo kapacitet tjetër, edhe si kryeministër, edhe si kryetar i PD. Ne në Kosovë e kemi ndjerë dashurinë e presidentit Berisha për Kosovën e ndjejmë edhe sot jemi përditë të nderum të ndajmë kohën bashkë, duke patur parasysh se ka udhëheqë Shqupërinë në procese transformimit të vet, anëtarësimit të NATO-s. Njëkohësisht kKosovët do të jetë përherë falenderues ndaj presidentit që në kohën e qeverisjes së tij të Shqipërisë, edhe rruga e Kombit është një realitet”, tha Haradinaj.

Please follow and like us: