Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtori i Policisë aksidenton një person dhe ikën nga vend ngjarja

Gazetari Elio Laze, nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale ka denoncuar nje ngjarje te rende. Sipas tij nje mjet tip BMW ka aksidentuar nje qytetar dhe eshte larguar nga vend ngjarja. Ky mjet i perket Drejtorit te Policise Gjirokaster, thekson gazetari i cili me tej shton se ngjarja ende nuk eshte bere publike.

Postimi i gazetarit

Ngjarje e fshehur apo hetim ne vijim?
Ne oren 20:33 minuta ne rrugen nacionale prane fshatit Krahes nje automjet BMW Serie 1 (per arsye etike spo publikoj targen), ka shkaktuar nje aksident automobilistik me nje te plagosur rende.
Ketu fillon historia. Ne rradhe te pare automjeti qe ka shkaktuar aksidentin nuk ka ndaluar ne vendngjarje. Dhe me e renda e historise eshte qe automjeti thuhet se i perket Drejtorit te policise se Qarkut Gjirokaster. I plagosuri Axhem Mertiri ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin rajonal te Fierit.
Perse kjo ngjarje nuk eshte bere publike ende?

Please follow and like us: