Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrja mbron raportin britanik për universitetet shqiptare

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur për herë të parë sot në Kuvend për raportin e akreditimit të universiteteve shqiptare nga agjensia britanike.

Në fjalën e saj ajo kërkoi që të mos paragjykohej ky proces nga askush, ndërsa theksoi se për herë të parë institucionet arsimit të lartë në Shqipëri janë të akredituara nga një agjensi prestigjoze ndërkombëtare.

Qëndrimi i Nikollës vjen në një kohë kur është ndezur sërish debati rreth arsimit të lartë privat e atij shtetëtor në vend.

Kujtojmë që nga raporti i agjensisë britanike, Universiteti i Tiranës kishte marrë një vlerësim të keq krahasuar me universitete të tjera private e shtetërore.

Drejtuesit e këtij universiteti kanë paralajmëruar padi në Gjykatën Administrative, por presin që fillimisht raporti i britanikëve t’u dorëzohet zyrtarisht.

Please follow and like us: