Albspirit

Media/News/Publishing

Garo tregon jetën e re intime me të fejuarin

Moderatorja e njohur Floriana Garo, prej pak kohësh ka shpallur fejesën me Enisin, djalin që jeton dhe punon në Zvicër. E ajo ka vendosur t’i bashkohet atij, në një rrugëtim të ri të përbashkët. Floriana u largua nga Shqipëria, ku kishte ndërtuar një karrierë të rëndësishme dhe të suksesshme në botën e televizionit, për dashuri.

Në një rrëfim të sinqertë për emisionin “Lart e Poshtë”, Floriana tregon për jetën e saj të re krah partnerit Enis Daci në Gjenevë. Për të zhvendosja në një vend tjetër nuk ka qenë shumë e vështirë sepse në jetë duhet guxim për të provuar eksperienca të reja. Sipas saj, karriera është e rëndësishme, por dashuria pak më shumë.

“Sigurisht që nuk është e thjeshtë.  Më është dashur shumë herë t’ia nis nga e para në jetën time. Nga Durrësi në Dakotën e Veriut, pastaj në New York, pastaj në Tiranë. Kërkon guxim për të provuar gjëra të reja, por jeta është bërë për t’u shijuar në forma dhe mënyra të ndryshme. Unë kam një aftësi për t’u përshtatur lehtësisht, por do t’ja këshilloja këtë gjë kujtdo. Karriera është e rëndësishme, por dashuria pak më shumë”, ka rrëfyer moderatorja ndërsa thotë se e streson fakti që i fejuari i saj Enisi punon shumë dhe ata me zor gjejnë kohën për të ndenjur bashkë.

“Enisi është i zënë me punë, takime dhe klientë. Ajo që më streson dhe më sfidon është që Enisi punon shumë. Kur jemi njohur në fillim ishim të dy pushim dhe kalonim kohën bashkë, kurse tani duhet të gjejmë kohë gjatë ditës për të ndenjtur bashkë, pra nuk kam 100% vëmendjen që do të doja,” tregon ajo.

Ajo hedh poshtë fjalët se partneri i saj është një multimilioner duke thënë: ‘Nuk jam e martuar me një multimilioner. Shtëpia është e ngrohtë dhe e rehatshme për ne të dy dhe familjen që do të krijojmë”, është shprehur Floriana ndërsa është ndalur edhe te lajmi i shtatzanisë që mori dhenë.

“E kam dëgjuar lajmin e shtatzënisë. Kjo tregon se nuk po kujdesem mjaftueshëm për trupin tim këto kohë dhe duhet t’i rikthehem palestrës dhe fitnessit”, tha Floriana  ndërsa tregoi gjithashtu se ka filluar një kurs të gjuhës frënge e po kujdeset për imazhin e kompanisë së partnerit të saj në Zvicër.

Please follow and like us: