Albspirit

Media/News/Publishing

Pique s’e përballon dhimbjen, lë kombëtaren e Spanjës para ndeshjes me Shqipërinë

Christian Panucci mund të ketë marrë një lajm të mirë. Pas dëmtimit të sulmuesit Alvaro Morata, lojtari i radhës i kombëtares spanjolle i cili mund të mos luajë ndaj Shqipërisë më 6 tetor është Gerard Pique.
Mbrojtësi i Barcelonës sot u shfaq me lot në sy pas fitores 3-0 të katalanasve me Las Palmasin. Ai ka mbrojtur referendumin e zhvilluar gjatë kësaj të diele në Katalonjë për pavarësinë nga Spanja dhe tifozët e kombëtares iberike i kanë dalë kundër. 30-vjeçari theksoi se është gati ta lërë kombëtaren.
Nëse ndonjë drejtor apo Federata Spanjolle mendon se mund të jem problem për kombëtaren, atëherë jam gati të largohem. Dhuna e policëve? Jam krenar për popullin katalanas. Kjo ka qenë përvoja më e keqe që kam përjetuar ndonjëherë”.
Lionel Messi me shokë sot u detyruan të luanin, edhe pse tifozët e tyre u dhunuan nga policia spanjolle, për të mos i lënë të votonin. Po të mos zbrisnin në fushë, atyre do u hiqeshin 6 pikë në kampionat.
Please follow and like us: