Albspirit

Media/News/Publishing

Schinas i KE: Katalonia dhe Kosova, dy kontekste të ndryshme

Komisioni Evropian ka vlerësuar se rasti i provincës spanjolle të Katalonisë dhe ai i Kosovës nuk janë të krahasueshëm.

Dhe arsye për këtë, sipas këtij institucioni, është se Spanja është shtet anëtar i BE-së, përcjell Konica.al.

Komisioni Evropian e ka deklaruar referendumin katalan për pavarësi si jokushtetues në bazë të ligjeve spanjolle në fuqi.

Kur vjen puna e njohjes së Kosovës, ky ishte një kontekst mjaft i veçantë. Ky qëndrim ishte miratuar nga deklarata dhe rezoluta të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe bashkësisë ndërkombëtare. Një kontekst tepër i veçantë, me arsye të veç”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian Margaritis Schinas.

Spanja është në mesin e pesë shteteve anëtare të BE-së, nga gjithsej 28, që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë ditës, Komisioni Evropian ka shprëndarë një deklaratë duke e cilësuar si jolegal referendumin e djeshëm të Katalonisë.

Për Komisionin Evropian, siç e ka përsëritur në vazhdimësi presidenti Juncker, kjo është një çështje e brendshme e Spanjës që duhet të trajtohet në përputhje me rendin kushtetues të Spanjës”, është thënë në deklaratën e Komisionit Evropian.

Please follow and like us: