Albspirit

Media/News/Publishing

Edhe dy muaj afat, Kosova mbushet me vetura të vjetra

Importit të veturave të vjetra në Kosovë, po i vije fundi. Importi i këtyre veturave, paralajmërohet se do të marrë fund në dhjetorit të këtij viti. Por, kur kanë mbetur edhe dy muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, Kosova është mbushur më këso vetura. Deri në fund të muajit shtator në Kosovë janë importuar 22 mijë e 869 vetura me vlerë prej 127 milionë euro. Që për dallim nga viti i kaluar tregon rritje prej 19 mijë e 155 copë.

Qytetarëve të Kosovës u kanë mbetur edhe dy muaj kohë që të importojnë vetura të vjetra dhe t’i regjistrojnë. Kjo pasi nga janari i vitit 2018 nuk do të mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vite dhe se ato do të duhet të plotësojnë standardin e njohur si ‘euro katër’ që ka të bëjë me kontrollin e gazrave.

E këtë periudhë kosovarët po e shfrytëzon me të madhe, pavarësisht se këto vetura ndikojnë edhe në ndotjen e ambientit.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës deri në fund të muajit shtator në Kosovë janë importuar 22 mijë e 869 vetura me vlerë prej 127 milionë euro.

Qe për dallim nga viti i kaluar tregon rritje prej 19 mijë e 155 copë, me vlerë prej 108 milionë sa ishin vitin e kaluar,  pra rreth 4000 mijë vetura me shumë apo 20 milionë me shumë si vlerë.

“Nga numri prej 22869 copë vetura prej tyre te përdorura janë 20919 derisa te reja janë 1955 cope vetura”, thuhet në përgjigjet e Doganës së Kosovës.

Në këtë institucion kanë treguar se shuma e parave që ka grumbulluar dogana nga importi i veturave është rreth 55 milionë euro, qe krahasuar me vitin e kaluar paraqet rritje prej 9 milionë pasi vitin e kaluar kishim rreth 46 milionë euro të paguara.

Veturat që importohen në Kosovë, sipas doganës rreth 80% janë nga Gjermania.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Kosovë qarkullojnë mbi 315 mijë vetura të regjistruara, ku mesatarja e vjetërsisë së tyre që qarkullojnë në Kosovë është 18 vjet, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa, vetëm në vitin e kaluar janë regjistruar 7 mijë 680 vetura, këtu përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vazhdimet, ri -regjistrimet dhe legalizimet.

Ligji për importin e automjeteve është ndryshuar disa herë. Fillimisht u lejua të importoheshin automjete deri në 8 vjet të vjetra, pastaj më 2011 u shtua deri në 13 vjet, për t’u hequr i tëri tash e disa vjet.

Mirëpo me ligjin e ri, jo çdo kush tani mund të ketë veturë në pronësi. Kjo pasi që ligji i ri për automjete që ka hyrë në fuqi më 27 qershor 2017, ka sjellë ndryshime në disa norma për regjistrimin e automjeteve.

Në bazë të këtij ligji detyrimisht pronari i automjetit, me rastin e regjistrimit duhet të posedoj patentë-shofer. “Përdoruesi i mjetit ose bartësi i të drejtës së përdorimit të mjetit mund të jetë vetëm personi i cili posedon patentë shoferin valid për kategorinë e mjetit që përdoret”, thuhet në ligjin për automjetet.

Ata që kanë gjoba të pa paguara në komunikacion do të duhet t’i paguajnë, ndryshe nuk do të mund ta regjistrojnë veturën. Me hyrjen e këtij ligji në fuqi ka ndryshuar edhe çështja e regjistrimit të veturës më rastin e ndërrimit të pronësisë. “Pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor”./Gazeta Express/.

 

Please follow and like us: