Ruçi jep dorëheqjen nga funksioni i lartë në PS
Gramoz Ruçi është dorëhequr nga detyra politike si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.
“Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm është e papajtueshme me çdo funskion tjetër me kohë të plotë. Mua tashmë më keni caktuar një detyrë të re, atë të Kryetarit të Kuvendit, kështu që jap doreheqjen nga funksioni në parti”, tha Ruçi në punimet e Asamblesë së PS. Gramoz Ruçi vuri në dijeni Asamblenë që të nisë procedurat përgatitore për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm. Në Asamblenë e sotme të Partisë Socialiste prezantohen objektivat e të gjithë ministrave për 100 ditët e para të qeverisë.
Please follow and like us: