Grabitet gjatë natës banesa e nënës së ministrit shqiptar
Banesa e nënës së ministrit të infrastrukturës dhe energjisë është grabitur nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur 2 net më parë, në rrugën ‘Maliq Musta’ dhe denoncimi në polici është bërë nga vetë nëna e ministrit, L. Gjiknuri, 67 vjeçe. Mësohet se grabitësit kanë marrë nga shtëpia e të moshuarës një shumë parash dhe sende me vlerë. Vijon puna identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Please follow and like us: