Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli: Moska spiunon Uashingtonin në kohë reale

Spiunët izraelitë kanë mundur të vëzhgojnë në kohë reale shërbimet ruse të piratojnë kompjuterat në mbarë botën në kërkim të emrave të koduar të programeve të shërbimeve sekrete amerikane, zbuloi sot gazeta amerikane “New York Times”. “Në këtë version të fshehtë të kukullave ruse, shërbimet izraelite kanë mundur të shohin prej më shumë se dy vitesh se si rusët kanë hyrë në sistemet informatike në sajë të programit shumë popullor antivirus të shoqërisë ruse ‘Kaspersky Lab’, që është përdorur nga rreth 400 milionë persona në botë duke përfshirë këtu dhe nga agjencitë federale amerikane”, konfirmoi e përditshmja amerikane duke cituar zyrtarët. Izraelitët vendosën të paralajmërojnë kolegët e tyre amerikanë për ndërhyrjen, gjë që çoi muajin e kaluar në çinstalimin e të gjitha programeve ”Kaspersky” nga të gjithë kompjuterat qeveritarë amerikanë. Ka qenë përdorimi i këtij antivirusi si një kalë Troje që shërbimet ruse kanë mundur të hyjnë në dokumentet e NSA, tashmë viktimë e grabitjes së shumë dokumenteve nga Edward Snowden në 2013.

Please follow and like us: