Albspirit

Media/News/Publishing

Yllka Mujo kremton 64-vjetorin

Mesa duket sot është ditë ditëlindjesh. Aktorja e madhe Yllka Mujo feston sot 64-vjetorin e lindjes së saj, edhe pse psa frikë mund të themi që ngjan ende si një çupëlinë. E njohur për rolet e saj në teatër dhe në film, ajo mbetet mjaft e dashur për publikun. Urimeve për të i kanë paraprirë dy më të shtrenjtit e saj, djali dhe vajza. Nëse Amos ka zgjedhur të flas shkurt, ashtu siç dinë të bëjnë djemtë, ndryshe lexohet urimi që bën Elia. “Edhe 100 vite te lumtura nënës më të mirë në botë!”, shkruan Amos. Ndërsa Elia e quan ende të ëmën e saj një vajzë të bukur. “Kjo vajza e bukur sot ka ditlindjen. Mamush edhe 100 vite të lumtura, të begata me ç’të të dojë zemra jote e bukur dhe e bardhë si bora e pastër e bjeshkëve”, shkruan Elia. Urimeve për Yllka Mujon i janë bashkuar mjaft dashamirës së saj. Edhe 100 e dashur!

Please follow and like us: