Albspirit

Media/News/Publishing

Kush ishte i riu lezhian që do të hidhej nga vinçi?

Kërcënimi se do të hidhet nga vinçi në qendër të Tiranës ka zgjatur vetëm 60 minuta. Pas komunikimit dhe negociatave me policinë, ai ka zbritur nga mjeti i lartë. Burime nga policia thanë se personi quhet Saimir Zalli, 35-vjeç, nga Lezha, i cili kërkoi të takohet me Prokurorin e Tiranës për t’i komunikuar diçka. Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën. Ashtu sikurse në raste të tjera, edhe në këtë rast, nuk pati pasoja dhe kërcënuesi zbriti pas negociatave me policinë. Ai do të shoqërohet në polici ku edhe do të japë sqarimet nevojshme se përse ndërmori këtë rrugë. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe drejtori i Policisë së Tiranës. Ende nuk dihen arsyen konkrete që pse ai hipi në vinçin e lartë që përdoret për ngritjen e materialeve ndërtuese. Ishin qytetarë pranë vendit të ngjarjes, ata që lajmëruan policinë. Ky nuk është rasti i parë dhe në rastet e mëparshme, personat kërcënues kanë zbritur pas negociatave me policinë.

Please follow and like us: