Anila Kalleshi: Gabimet prindërore kur ushqejnë fëmijët
Është shumë e rëndësihme që prindërit të dinë sesi të ushqejnë fëmijët e tyre, duke ruajtur një balancë të regjimit ushqimor. Dietologia e njohur, Anila Kalleshi ka treguar disa nga gabimet më të mëdha dhe të shpeshta që bëjnë prindërit kur ushqejnë fëmijët e tyre. Ajo ka shpjeguar me detaje edhe sesi mund t’i korigjoni në kohë këto lloj gabimesh.
– Mos i detyroni fëmijët të përfundojnë me patjetër pjatën e tyre. Lërini fëmijët të konsumojnë mjaftueshëm. Jo çdo gjë e servirur në pjatë duhet të konsumohet. Ju duhet të njihni kufijtë e mjaftueshmërisë që ju ofron trupi juaj, tregohuni të kujdeshëm, sepse mbingarkesa me ushqim pengon funsksionimin normal të organeve tuaja.
– Mos e privoni fëmijën tuaj të konsumojë ushqime të lehta para vakteve kryesore, me frikën se do t’i prishet oreksi. Konsumimi i ushqimeve të lehta ju ndihmon të mbani nivelin e sheqerit në gjak të ekuilibruar. Femija duhet të ushqehet çdo katër orë. Përfshini në ditën tuaj ushqime të shpejta si: arra, fruta, kos dhe perime.
– Shprehja “nxito se do të bëhesh vonë për shkollë” është mëse e gabuar. Ju do të humbisni kontrollin e trupit të fëmijes tuaj dhe nuk do të kuptoni kur do të jenë të ngopur realisht. Trurit të njeriut i nevojiten 20 minuta kohë për të preceptuar se ndihen të ngopur dhe nëse konsumojë vaktin me shpejtësi dhe pa ndërprerje për 20 minuta, atëherë e mbingarkoni organizmin e tyre. Këshillohet që të hani ngadalë dhe me ndërprerje, duke e shoqëruar ushqimin me lëngje që ndihmojnë në tretjen e tij.
– “E meriton një ëmbëlsirë sot”, ky është një mesazh i gabuar. Ne i detyrojmë fëmijët tanë të konsumojnë ushqim edhe nëse janë të ngopur vetem se kjo shpreh një meritë të fituar. Është mirë që të ndihen të vlerësuar, por jo domosdoshmërisht me një ëmbëlsirë.
– Mos i jepni fëmijëve ushqim para ushtrimeve fizike. Kjo është mëse e gabuar, pasi ata duhet të konsumojnë ushqim 30 deri në 60 minuta para se të shkojnë në palestër, vrap, aerobi, gjimnastikë, tenis, futboll, not etj. Kjo do t’i ndihmojë të maksimizojne stërvitjen.
Zgjidhni ushqime të pasura me karbohidrate, yndyrnë të ulët, me një sasi mesatare proteinash 100-300 kalori. Të tilla mund të jenë një gotë qumësht, një fetë buke me gjalp kikiriku, fruta të shoqëruara me arra ose fruta te thata, pasi të vetme frutat nuk do t’ju ofronin sasinë e nevojshme të proteinave.