Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet ditari i Edi Ramës

E enjte 12 Tetor 2017

U çova në mëngjes. Mendimi i parë që më shkoi në mendje, ishte për Lulin. Pyeta rojën para se të shkoja në banjë. Me thanë që është mirë. U qetësova. Më thanë që edhe Berisha më kishte sharë. Plaku është ujk i vjetër dhe e kupton skenarin e spektaklit në ajër, jo si këta të tjerët që duhen dy ditë t’ua shpjegosh. Pastaj bëra planet për weekendin. Meqë është akoma kohë e bukur, thashë po shkoj në Vlorë. Aty pas kafes së mëngjesit bëj ca takime me popullin. Me shijon kur bëj muhabet dhe ata më dëgjojnë. Po marr edhe ca ministra të shkartis muhabetin.

Në drekë me hahet arragostë. Më kanë thënë që ato rezervatet në Karaburun e kanë prishur. I thashë që ta gjejnë ku të duan, por në dreke dua në tavolinë arragostë me karkalecë crudo. Takova pastaj këtë të bashkisë këtu dhe i thashë të më bënte një eko barku. Dola mirë. E pyeta si shkon puna. Filloi më fliste për punimet që po bënte në Vlorë. I thashë që nuk e kisha për Vlorën se e di më mirë se ai por për tregtinë e pajisjeve kirurgjikale që bënte si privat. Nga përgjigja m’u duk i kënaqur.

Pasdite dola në breg të detit dhe fillova të shkruaj në fb. Kam kuptuar që delet nuk duan t’u japësh bar të mire por vetëm t’i begenisesh. Shoh ca që edhe kur i tall, blegërojnë akoma me të gëzuar. Ju ktheva përgjigje disave pastaj u ktheva në vilë. Nesër do premtoj bulevardin e ri. E di që nuk ke ça bën në atë bulevard , por duhen mbajtur vlonjatët me shpresa se pas bulevardit do fillojë puna.

Para se të shkoja në krevat, mora raportin e ditës. Majlinda ishte e shqetësuar për integrimin ndërsa Luli më Monën më kishin sharë tek Blendi. Zheji kishte bërë emision për ushqimin që ka merak ndërsa Rakipi do kishte kapur ndonjë lek me  emisionin për pronat në Himarë. Tani mbarova kamomilin dhe po e mbyll për sot.

Please follow and like us: