Albspirit

Media/News/Publishing

Trafiku i drogës, Berisha zbulon emrin e një tjetër ish ministri të implikuar me Habilajt

Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi një tjetër ish ministër të kabinetit Rama, i cili sipas demokratit është i përfshirë njëlloj si ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Berisha ka folur për ish ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, si personi i besuar i Edi Ramës, i cili e ka urdhëruar që në qendrën e radarëve të vendit të lejojë dorën e trafikantëve.

Ky përfundim i Berishës vjen si rezultat i zbardhjes së një sërë përgjimeve të kryera ndaj bisedave të trafikantit Moisi Habilaj, i cili në një moment shprehet se ka njerëzit e tij në QNOD, pra në zyrën operacionale të radarëve, përgjegjës për detektimin e traikut të drogës përmes detit.

STATUSI I BERISHËS:

Qytetare, ky eshte narko-shteti!

Ne narko-shtetin e Norieges, sipas pergjimeve te partnereve italiane, per kontrollin e radareve te detit, me urdher te Norieges, ndrikull Kodheli ua kishte besuar narkobandave duke emeruar njerez te tyre ne qendren e radareve.

Vetem rrezimi i Norieges do te shpetoje shqiptaret nga narkoshteti i tij! Lexoni shkrimin e meposhtem. Sb

“Zbardhen të tjera përgjime, Habilaj: Kam njeriun tim tek salla e radarëve në Durrës

10:31, 18/10/2017

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.

Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva.

Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. “Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. “I patë policët? Janë tanët”, vijon një tjetër përgjim i Habilajt.

Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo”.

Please follow and like us: