Albspirit

Media/News/Publishing

Japoni – Humbet fëmija i braktisur në pyll

Njoftohet se ka humbur fëmija i braktisur nga prindërit në një pyll në Japoni me qëllim për ta ndëshkuar atë.

 

 

.05.2016Japoni – Humbet fëmija i braktisur në pyll

Autoritetet vazhdojnë kërkimet për të gjetur djalin 7-vjeçar, i cili rezulton i humbur që nga dita e shtunë e këtej, ditë kur prindërit e kishin zbritur nga makina dhe e kishin lënë vetëm në një pyll në Ishullin Hokkaido me qëllim për ta ndëshkuar atë.

Shqetësimet shtohen edhe më shumë pasi në këtë zonë ka shumë arinj.

Zëdhënësi i policisë tha se në fillim nëna dhe babai i fëmijës kishin pohuar se djali kishte humbur ndërsa fëmijët ishin duke mbledhur lule në pyll, mirëpo pas një ore ata e kishin ndryshuar deponimin duke e pranuar që fëmijën 7-vjeçar e kishin zbritur nga automjeti me të cilin udhëtonin me qëllim me për ta ndëshkuar.

Babai pasi kishin kaluar disa minuta ishte rikthyer në vendin, ku e kishte lënë djalin, por nuk e kishte gjetur atë atje, sqaroi zëdhënësi i policisë.

Në një prononcim për gazetën “Sankei” babai i djalit tha: “Desha ti jap një mësim djalit tim, që qëllonte me gurë automjetet dhe njerëzit në parkun ku kishim shkuar. Për këtë arsye, edhe për ta frikësuar pak atë e zbrita nga makina në pyll. Djali është një fëmijë i lëvizshëm. Por tani jam shumë i shqetësuar për atë”.

Please follow and like us: