Bukuroshja Jovana R. Nikoçi, ndryshimi nga intervista dy vjet më parë
Dy vjet më parë bukuroshja Jovana N. Rikoçi dha një intervistë për një të përditshme ku fliste për karrierën e saj dhe planet për të ardhmen. Në një postim të fundit në facebook ajo shpërfaq një tjeter pamje të magjishme.
Kush është Jovana Nikoçi?
Unë jam Jovana Nikoçi, jam 18 vjeçare, 1.85 e gjatë, studente në vit të parë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe. Familja ime përbëhet nga pesë persona: babai, mami, dy vëllezër dhe unë.
Cila ka qenë lidhja juaj e parë me modën?
Qysh e vogël kam ëndërruar që të jem një prej vajzave që shfaqin hiret e tyre në konkurse bukurie të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër, një kushërira ime, Arjana Nokshiqi ka qenë pjesëmarrëse në disa veprimtari të tilla, madje edhe është renditur ndër dhjetë më të bukurat në kryeqytetin gjeorgjan, Tbilis, në veprimtarinë “Miss Planet”. Pra edhe si familje kemi një gen bukurie që na vjen prej prindërve dhe të afërmve tanë.
Pse mendoni se do të keni një vend në konkurimet e bukurisë?
Në radhë të parë sepse jam spikatur nga këto kompani thjesht dhe vetëm sepse kanë parë disa nga fotot e mia dhe për shkak të kësaj kam marrë edhe ftesat e para nga organizatorët e konkurseve të ndryshme të bukurisë. Gjithashtu tiparet e mia, të pangjashme me të tjerat, si dhe gjatësia vlerësohet shumë nga menaxherët e konkurseve të bukurisë dhe kompanitë e modës.
A keni pasur kërkesa nga organizatorët e venteve të bukurisë për të qenë pjesë e tyre?
Po kam pasur disa, por për shkak të moshës si dhe të shkollimit, (jam ende nxënëse gjimnazi), nuk kam pranuar të bëhem pjesë e këtyre eventeve. Kështu do të përmendja se jam ftuar zyrtarisht të marr pjesë në konkurset ndërkombëtare si “Queen of Europe”, “Miss Planet” në Gjeorgji, “Miss Internacional” që zhvillohet në Gjermani, etj.
Për të realizuar ëndrrën tuaj, çfarë po bëni konkretisht?
Së shpejti do të ndjek një kurs për modele profesionale tek kompania e njohur “Grace Models”.
Shqipëria ka tashmë një traditë për modele të bukura, madje ka edhe kompanitë e saj që konkurojnë në këtë treg jo të lehtë; kë vlerësoni si modele më të hijshme?
Natyrisht që ka disa. Disa modele që janë kuruar dhe mbështetur nga fotografi Fadil Berisha janë disa prej tyre, por jo vetëm. Mendosj se femrat më të bukura, për njëmijë e një arsye, ende nuk kanë dalë dhe shpresoj se në konkurimet e ardhshme do të ketë garë më të fortë dhe më emocionuese.
Kush është synimi juaj më i afërt?
Me përfundimin e kursit për modele profesioniste do të jem më e gatshme që të marr pjesë në konkurime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, të ballafaqohem me konkurentet brenda dhe jashtë vendit dhe sigurisht të jem një femër që shpërndan dashuri, mirësjellje, finesë, sharm, pra me një imazh sa më të bukur dhe tërheqës.
25 Shtator 2015