Albspirit

Media/News/Publishing

Balla: Me Tahirin, të njëjtat procedura si me Bashën e Metën

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të opozitës në Këshillin e Mandateve, lidhur me kërkesën e këtyre të fundit që votimi për mandatin e Sajmir Tahirit të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në një deklaratë për mediat Balla sqaroi se faza përfundimtare e mbledhjes së tij ka qenë gjithmonë me dyer të mbyllura duke përmendur këtu precedentët e mëparshëm të ndjekur për deputetë të tjerë si Ilir Meta apo Lulzim Basha.

“Në 26 vjet, në të gjitha rastet kjo pjesë ka qenë e mbyllur dhe rastet më tipike të këtyre mbledhjeve janë: vendimi për deputetin Lulzim Basha, për deputetin Fatmir Mediu, për deputetin Nikollaq Neranxi, për deputetin Dritan Prifti, për deputetin Ilir Meta, etj”, ka deklaruar Balla.

Please follow and like us: