Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet lokale në Kosovë, afro dy milionë persona iu drejtohen kutive të votimit

Sot zhvillohen zgjedhjet lokale në Kosovë.  Përfaqësues të Komisionit Qendror Zgjedhor, ata të Prokurorisë si dhe Policisë janë deklaruar të gatshëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të sotme lokale në vend. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 900 mijë qytetarë me të drejtë vote. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar më shumë se 200 kandidatë, 91 subjekte politike, një koalicion, 30 nisma qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidatë për asamble komunale. Zgjedhjet e 22 tetorit do të monitorohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.

Please follow and like us: