Albspirit

Media/News/Publishing

Oficerja e policisë që dëshmon për lidhjen e Tahirit me bandën “Habilaj”

Pasditen e djeshme Partia Socialiste votoi kundër  heqjes së imunitetit për deputetin dhe ish-ministrin Saimir Tahirin. Fakti që Tahiri do të ketë imunitet ndërsa do të hetohet ka bërë që prokuroria të ndërmarrë disa hapa të tjerë ligjorë, për të siguruar e mbrojtur provat dhe dëshmitarët e saj. “Syri net” shkruan se prokuroria që prej ditës së djeshme ka marrë në mbrojtje një oficere policie, e cila ka dëshmuar për trafikun e drogës që bënte ‘grupi Habilaj’ si dhe lidhet e tyre me Saimir Tahirin, në atë kohë ministër. Oficerja e policisë ka qenë më parë me detyrë në Vlorë dhe aty është bërë dëshmitare e lidhjeve të Saimir Tahirit me Habilajt. Kjo ka qenë dëshmia e dorëzuar sot në Këshillin e Mandateve që i është dorëzuar deputetëve, por sërish socialistët vendosën që të mos e lëshonin kolegun e tyre Saimir Tahiri.

Please follow and like us: