Albspirit

Media/News/Publishing

Shefi i CIA-s: Nëse Kim Jong-un zhduket apo vdes, mos na pyesni

 

Nëse Kim Jong-un i Koresë së Veriut, papritmas zhduket ose vdes, CIA nuk do të thotë asnjë fjalë, deklaron drejtori i saj. Mike Pompeo u tha zyrtarëve të sigurisë në një konferencë në Uashington se agjencia e spiunazhit nuk do të thoshte publikisht asgjë që ka të bëjë më atë që ndodh në shtetin komunist. “Me gjithë respektin, nëse Kim Jong-un duhet të zhduket, duke pasur paraysh historinë e CIA-s, unë nuk do të flas rreth kësaj çështjeje”, tha ai për Forumin për Mbrojtjen e Democracisë. Pompeo po i referohej historisë së agjencisë amerikane për përfshirjen në komplote për të përmbysur udhëheqës në vende si Irani, Kongo dhe Kili. Kjo vjen muaj pasi Koreja e Veriut pretendoi se CIA kishte tentuar të vriste zotin Kim me ndihmën e agjencive të inteligjencës së Koresë së Jugut. Ajo nuk dha ndonjë dëshmi për të mbështetur pretendimin e saj.

Please follow and like us: