Rusia do ta ndajë Maqedoninë mes tre shteteve?!
Rusia ka ambicie territoriale për të ndarë Maqedoninë mes disa shteteve. Kështu ka bërë të ditur një bashkëbisedues për emisionin “Në qendër” që emetohet sonte në Televizionin Kanal 5.
“Çdoherë është bërë fjalë për ndarje të territoreve maqedonase mes Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë”, ka deklaruar bashkëbiseduesi. Ndërkoh në këtë emision ka folur edhe ish shefit i diplomacisë serbe, Vuk Drashkoviq i cili ka folur për bombardimet e NATO-s gjatë vitit 1999 në Serbi dhe Kosovë. Sipas Drashkoviq gabimi më i madh u bë që ish Presidenti Sllobodan Millosheviq nuk e nënshkroi marrëveshjen e Rambujesë, andaj edhe Serbia u bombardua nga forcat e NATO-s.
Ai rikujton se pala kosovare në ato kohë kishte nënshkruar këtë marrëveshje, mirëpo pala serbe e drejtuar nga Millosheviq e kishte refuzuar.
“Shqiptarët ishin të bindur të nënshkruajn, Millosheviq e refuzoi propozimin dhe me këtë filloi bombardimi i Serbisë dhe me këtë humbëm Kosovën”, ka deklaruar ish shefi i diplomacisë serbe, Vuk Drashkoviq, transmeton Zhurnal.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=3OEN9_m4_qE?feature=oembed]