BE eksperimenton sistemin e vizave online për Ballkanin Perëndimor, procedurat që ndryshojnë
Bashkimi Europian do të ndryshojë mënyrën e lëvizjes së lirë brenda hapësirës Shengen vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Parlamenti Europian ka miratuar një propozim të ri të Komisionit sipas të cilit, qytetarët e Ballkanit përpara se të udhëtojnë në vendet e hapësirës Shengen do të duhet të plotësojnë online një formular të posaçëm, përgjigja e të cilit duhet të kthehet jo më vonë se 72 orë.
Ky formular do të jetë edhe vula kufitare për të hyrë në vendet që kanë të njëjtin kontroll kufitar dhe doganor. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Ballkanit dhe shteteve të tjera që nuk kanë nevojë për viza do të duhet të paguajnë 10 euro, tarifë që është e vlefshme për gjithë kohën kur pasaporta është e vlefshme.
Ndërkohë, qytetarët më të vegjël se 18 vjeç dhe më të mëdhenj se 60 vjeç nuk do të paguajnë. Ky system i ri ka gjasa që të futet në zbatim pas janarit të vitit 2020, ndërkohë që mund të ketë prova teknike vetëm përkohësisht gjatë kësaj periudhe.