Torino, vrasja e 39-vjeçarit shqiptar për larje hesapesh mes bandave
Teksa vazhdojnë hetimet për vrasjen e 39 vjeçarit, Shpëtim Frashëri, mediat italiane bëjnë me dije se policia ka vënë në ndjekje 2 persona. Po ashtu pista e parë e hetimit nga prokurorët është ajo e një vrasje nga rivaliteti ndërmjet bandave shqiptare për larje hesapesh. Agjentët e skuadrës Flying, të udhëhequr nga prokurori Vito Sandro Destito, kanë nxjerrë hipotezën se vrasja e 39 vjeçarit mund të jetë bërë si përplasje mes dy bandave shqiptare për sa i përket prostitucionit.
Ngjarja
Dy persona, i bënë pritë Shpëtim Frashërit mesnatën e të shtunës, në rrugën e quajtur FIDIA në lagjen Pozzo Strada, ku e qëlluan me një armë të kalibrit të madh në trup. Vrasësit kanë pasur si qëllim pikërisht vrasjen e viktimës pasi pas plumbit të parë të marrë në gjoks, Shpëtim Frashëri ka tentuar të largohet, por është ndjekur nga killerat për rreth 150 metra duke marrë dy plumba të tjerë në trup. Policia ka dyshime se kanë qenë dy autorët që pasi e kanë qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në vend, policia ka konstatuar se ndaj shqiptarit është qëlluar tre herë me arme të kalibrit 45.